E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pret të na shohë me të gjitha dokumentet, si qytetarët evropianë

Kryeministri Berisha deklaron se marrja e kartave të identitetit, është një tjetër detyrim në rrugën e projektit evropian

TIRANE - Shefi i ekzekutivit ripërsëriti thirrjen drejtuar shqiptarëve, për tu pajisur me kartat e reja të identitetit, duke e vlerësuar si një tjetër standard në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës së Bashkuar. “Ne të gjithë së bashku duhet të përmbushim një detyrim; të marrim letërnjoftimet elektronike. Të gjithë presin që të na shohin ne me të gjithë dokumentet, njësoj si qytetarët evropianë. Letërnjoftimet e reja janë fjala më e fundit e teknologjisë botërore. Pasaportat biometrike, me të cilat ju do të lëvizni pa viza, përbëjnë gjithashtu teknologjinë më të fundit”, u shpreh kryeministri Berisha, gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës që lidh Elbasanin me Gjinarin, investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 460 milionë lekë.
Kreu i qeverisë shtoi se “ne do të bëjmë çdo përpjekje për të faktuar ndryshimin pozitiv të këtij vendi”.
“Kujtoj këtu fjalët e një deputeti në Parlamentin Evropian, gazetar i njohur në botë, në vitin 2002, ku ne ishim në një seancë dëgjimore. Ai tha, ‘përse na duhen këta njerëz (shqiptarët). Ata janë në errësirë, ata nuk kanë ujë për t’u larë, nuk kanë drita, ç’punë kemi ne me ta?’. Unë ju garantoj se ai nuk ishte armiku ynë, por ato ai ia thoshte Kryeministrit të vendit”, deklaroi Kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›