Rama premton të luftojë varfërinë duke përcaktuar minimumin jetik
Kryesocialisti prezanton si risi praktika tashmë rutinë të qeverive shqiptare
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po proklamon në turin e tij nëpër rrethe të ndryshme të Shqipërisë si ide të reja gjëra tashmë të njohur për një program qeverisës.
Gjatë vijimit të takimeve të tij në fshatrat e rrethi të Korçës, kreu i PS-së ka gjetur zi zgjidhje për të luftuar varfërinë përcaktimin e minimumit jetik dhe përpjekjeve për të mos lejuar që asnjë familje të jetojë nën këtë minimum jetik, një “shpikje” kjo që nuk mund të konsiderohet e tillë pasi një praktikë e tillë ka ekzistuar që prej fillimit të viteve ’90.
“Do të shpallim edhe minimumin jetik, që do të thotë se ne nuk do të lejojmë që të ketë familje shqiptare nën minimumin jetik, duke filluar nga pagesa e papunësisë, që së paku do ta dyfishojmë. Por i gjithë koncepti ynë dhe thelbi i filozofisë tonë të re, është se varfëria dhe papunësia luftohen duke nxitur punën, duke nxitur prodhimin, duke nxitur integrimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, drejt punës dhe drejt aktivitetit prodhues”, deklaroi Rama në ndalesën e radhës.
Në fshatin Ormen kryesocialisti bëri të ditur se deri më sot fshati ka pasur statusin e jetimit duke nënvizuar se pas 28 qershorit do të nisë një marrëdhënie e re mes atyre që
qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi.
Ndërkaq gjatë fjalës së mbajtur në fshatin Pirg ka premtuar naftë pa akcizë për produktet bujqësore, pavarësisht rritjeve të çmimit të naftës. Por në të gjitha takimet kreu i selisë rozë ka premtuar për një qeveri me veshë sy e zemër nga grupet e interesit.