E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet panairi i Frankfurtit, çmimi i Paqes për Claudio Magris

Në përfundim të Panairit të 61-të të Librit në Frankfurt, shoqata e librarive gjermane i akordoi çmimin e saj të paqes shkrimtarit italian Claudio Magris. 70-vjeçari u nderua për përpjekjet e tij letrare për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e kulturave të ndryshme në Evropë. Në panairin më të madh të librit në botë, edhe gjatë të dielës pati rreth 50 000 vizitorë. Panairi u çel në 14 tetor në Frankfurt të Gjermanisë dhe zyrtarisht u hap nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga zv presidneti kinez, Xi Jinping, pasi Kina ishte i ftuari i nderit për këtë vend në këtë panair. Gjatë panairit të librit, më i madhi në botë i këtij lloji, organizatorët theksuan në veçanti rëndësinë e lirisë së mendimit. Në panair morën pjesë rreth 7000 mijë ekspozues duke preantuar rreth 400 000 libra. Përzgjedhja e Kinës si e ftuar nderi, shkaktoi kritika nga grupet për të drejtat e njeriut që i akuzojnë autoritetet në Pekin se kufizojnë lirinë në literaturë. Krahas një prezantimi zyrtar të kulturës kineze në program ishin listuar edhe rreth 250 aktivite me autorë kinezë në mërgim dhe kritikë të rregjimit. Tema qendrore të panairit këtë vit, ishin interneti, e drejta e autorit dhe librat elektronikë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›