BE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë
LUKSEMBURG- Bashkimi Evropian rekomandoi sot hapjen e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj.
''Kjo u bë e mundur me anë të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën'', deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Ky rekomandim i ministrave evropianë të mbledhur në Luksemburg, do t'u dorëzohet krerëve të shteteve anëtare dhe qeverisë evropiane.
Ata do të marrin një vendim zyrtar gjatë samitit të së enjtes dhe të premtes në Bruksel.
(d.b/BalkanWeb)