Mediat kosovare: Berisha sonte pranon humbjen
PRISHTINE-Mediat kosovare shkruajnë se kryeministri Sali Berisha do të japë pranojë sot humbjen e zgjedhjeve parlamentare.
Gazeta Express shkruan se Kryetari i PD-së, Sali Berisha, njëherësh Kryeministër i Shqipërisë, pritet të dalë shumë shpejt në një konferencë për media për ta pranuar humbjen.
“Berisha sot pranon rezultatin e 23 qershorit, pra humbjen tonë”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së PD-së për Gazetën Express, të martën, në kushte anonimiteti.
Sipas tij, arsyeja e vetme pse Berisha nuk ka dalë ende për ta pranuar humbjen lidhet me atë se “ekziston frika që komisionerët e PD-së t’i braktisin qendrat e votimit, çka do të rriste fitoren e PS-së”.
(d.b/BalkanWeb)