E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet Dritan Prifti: PS-LSI më vodhën 50% të votave, do kërkoj rinumërim

TIRANE- Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti tërhiqet nga procesi i numërimit të votave, me pretendimin se PS dhe LSI i kanë vjedhur 50% të votave. Në një prononcim për mediat, Prifti sqaron se atij i janë vjedhur rreth 10 mijë vota.

“Bëj tërheqjen zyrtare nga votimi dhe numërimi. Nuk dua të jem pjesë e një farse elektorale të votave të mia dhe forcave të tjera të vogla politike. Komisionerët e PS dhe LSI janë të angazhuar në vjedhje të hapur të votave të mia, rreth 10 mijë vota më kanë vjedhur. Votat e mia nuk kanë kaluar në kamera dhe monitorë, në procesverbale kanë kaluar si vota të LSI dhe PS”, tha Prifti. 

Duke sqaruar për mediat, Prifti u shpreh se, “Në fshatin Baltëz 80 vota të miat u quajtën të vlefshe, 80 të tjera të pavlefshe pasi sekretari nuk kishte vënë vulën mbrapa fletës së votimit”, tha ai.

Prifti më tej akuzoi PS dhe LSI për “vjedhje me përmasa të mëdha, vodhën 50% e votave. Krimi elektoral nga PS-LSI. Votat janë vjedhur në mes të ditës dhe në mes të natës. Vëzhguesit e mi janë nxjerrë me dhunë nga qendrat e numërimit”, vijoi ai.

Dritan Prifti nuk kurseu as akuzat ndaj kreut të LSI-së, Meta. Sipas tij, Meta ka kërkuar ta vrasë dhe ta nxjerrë nga politika. Prifti tha më tej se, do kërkojë rinumërim të votave të qarkut të Fierit nga KQZ.

“Ilir Meta është armik politik por jo personal, kërkoi të gjejë vrasës me pagesë për mua, pasi nuk arriti me dorën e Edi Ramës më nxori jashtë parlamentit, por një njeri që merr 100 mijë vota dhe i vidhen 6 mijë nuk mund të më nxjerrin nga parlamenti dhe politika. Do i kërkoj KQZ rinumëerum të votive të fierit për të parë nëse kam marrë 6 apo 15 dhe 16 mijë”, shtoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Malaj: Në procesin e numërimit tendencë për të deformuar votën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›