E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për kullotat, plagosen 2 vëllezër në Tepelenë

TEPELENË- Dy vellezër kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Dhëmblan të Tepelenës, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur vëllezërit Sina.

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i konfliktit kanë qenë një zënkë për kullotat.

Autori i dyshuar K.Imeri është shpallur në kërkim.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›