Zgjedhjet, Ashton-Fyle: Partitë të veprojnë me frymë konstruktive
TIRANE - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle përgëzojnë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që sipas tyre, u zhvilluan në mënyrë të rregullt.
Zyrtarët e BE-së theksojnë rëndësinë që procesi të përmbyllet në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
“Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve”,- thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fyle.
Zyrtarët e lartë të BE-së u bëjnë thirrje partive politike të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar.
“Ne ju inkurajojmë që sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin për të garantuar që programi i reformave të vendit do të ndiqet fuqimisht dhe që procesi i integrimit evropian të mund të fitojë një vrull të ri”,- vijon deklarata.
Ndërsa dënojnë aktet e dhunës të raportuara gjatë procesit zgjedhor, Ashton dhe Fyle kërkojnë nga autoritetet që të hetojnë këto ngjarje dhe të nxjerrin përpara drejtësisë autorët.
(er.nu/BalkanWeb)