“EULEX, ne gjithe Kosoven”
Shefi i misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove, Yves de Kermabon, tha dje ne Prishtine se misioni EULEX do te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves. Ai ka sqaruar se funksioni i tij do te jete nje rol keshill-dhenes per institucionet e Kosoves. Keto komente Kermabon i beri pas nje takimi me Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ky i fundit tha se ne Kosove nuk do te duhet te mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare te Serbise. "Kosova ka shpallur pavaresine, e cila gezon mbeshtetjen nderkombetare. Mendoj se ne Kosove nuk do te duhej te mbahen zgjedhjet e vendeve tjera", tha Krasniqi.