E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, samit për të mundësuar referendum për Lisbonën

Bruksel Drejtuesit e BE-së do të mblidhen sot dhe nesër për të mbështetur për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian Hose Manuel Barroson dhe për ti dhënë Irlandës sigurinë e nevojshme për organizimin e një referendumi të ri mbi Traktatin e Lisbonës.

Të 27 drejtuesit e BE-së u shprehën të gatshëm për të rizgjedhur për pesë vitet e ardhshme Barroson, një konservator 53 vjeçar, si president të Komisionit Evropian.

Nëse disa vende, në mënyrë të veçantë Franca, kanë kritikuar ish-kryeministrin portugez se kishte reaguar me vonesë përballë krizës ekonomike, ai mbetet i vetmi kandidat i deklaruar.

Për marrjen e një mandati të dytë, Barroso duhet të marrë gjatë samitit mbështetje politike nga 27 vende e BE-së.

Të 27 vendet duhet të angazhohen gjithashtu të japin garanci për të mos hapur një debat që do të rrezikonte ratifikimin e Traktatit e Lisbonës.
Traktati nuk do të hyjë në fuqi nëse nuk ratifikohet nga 27 vendet e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›