Topalli: Rritje punësimit
Shkodër - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike garantoi se "në 4 vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja". Topalli u takua me banorë dhe sipërmarrës të disa komunave në Shkodër, ndërsa përuroi edhe fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Nenshat, komuna Hajmel, duke premtuar rritjen e investime në infrastrukturën e çdo komune.
"Kemi votuar më parë për PS-në, por duke parë transformimet e fshatrave dhe seriozitetin e punës së qeverisë aktuale, vota jonë do të shkojë për Partinë Demokratike", u shprehën banorët gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit.Ata vlerësuan mbështetjen e qeverisjes së djathtë për fermerët, e cila ka sjellë një rritje të prodhimit bujqësor, por mbi të gjitha një rritje të mirëqenies për fëmijët dhe familjet e tyre.
Një fabrikë e suksesshme fasonerie, ishte ndalesa tjetër e Kryetares së Kuvendit. Zonja Topalli vizitoi repartet e kësaj fabrike, një biznes i hapur vitet e fundit, ku janë punësuar rreth 350 punonjës kryesisht gra. Duke vlerësuar këtë sipërmarrje, Kryetarja Topalli garantoi se në katër vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja, duke mundësuar kështu edhe rritjen e punësimit për vajzat dhe djemtë.