E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, sanksione ndaj komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tre komandantëve kryesorë të Gardës Revolucionare të Iranit, për shkak se kanë “ofruar pajisje dhe mbështetje” për regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad në represionin e tij të vazhdueshëm mbi protestuesit.

Komandanti i përgjithshëm i forcës ushtarake iraniane, Mohamed Ali Xhafari, komandanti i njësisë së saj speciale, Quds, Qasem Solejmani dhe zëvendëskomandanti i krahut të shërbimit informativ, Hosein Taeb, janë ndaluar të udhëtojnë në BE dhe çdo aset i tyre i mundshëm në BE, është bllokuar.

Për këto sanksione ishte arritur marrëveshje më herët, por ato kanë hyrë fuqi sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›