E Diel, 1 Nëntor 2026

BE shpreson të rinisë dialogu Serbi-Kosovë, Gjermania rikonfirmon integritetin e Kosovës

15-11-2011 / Gazeta 55

Ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë – Beograd, Robert Kuper u ka propozuar palëve që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel, këtë të premte. Kjo konfirmohet nga delegacioni i Kosovës, i cili është i gatshëm të shkojë në kryeqytetin europian. Por, ende nuk dihet qëndrimi i palës serbe. Ndërkohë Catherine Ashton beson se Presidenti i Serbisë do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për t’u kthyer në bisedime. Kurse Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle tha nga Brukseli, se vendi i tij mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sipas tij nuk do të duhen rrugë të shkurtra për të arritur këtë qëllim, dhe se duhen plotësuar të gjitha kriteret. Ai tha në Bruksel se vendet aspirante kanë administruar mirë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dy prej parakushteve për anëtarësim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›