Bumçi takon peshëngritësit, premton rritjen e fondit
TIRANE - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ka pritur ekipin kombëtar të peshëngritjes, pas kthimit nga kampionati botëror që u zhvillua në Francë.
Ministri Bumçi uroi sportistët për rezultatet e arritura, sidomos për sigurimin e katër vendeve për meshkuj në Lojërat Olimpike të Londrës, ndërsa premtoi një fond shtesë për ta.
“Po të shikoni mbështetjen që ka marrë peshëngritja, në krahasim me fondin ka një shtesë të ndjeshme. Siç kemi premtuar, granti për Federatën e Peshëngritjes do të ketë një rritje. Vëmendja është, patjetër më shumë duhet bërë.” - u shpreh Bumçi.
Por pritja pati dhe njëfarë rebelimi të sportistëve. Romela Begaj ngriti problemin e medaljeve teke, që merren ne evenimente të mëdha dhe që nuk shpërblehen. Ndërkohë Erkan Qerimaj kërkoi që të rritet fondi për shpërblimet dhe trajtimet ushqimore.
Ministri Bumçi premtoi zgjidhjen e kërkesave, që sipas tij nuk mund të realizohen brenda natës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)