E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasnecët e Ramës tek Ligjet tentojnë të prishin konsensusin, Malaj paralajmëron Edvinin të mos bëjë marrëveshje individuale

15-11-2011 / Leonard Quku

Nis në Komisionin e Ligjeve shqyrtimi i drafteve që kërkon shumicë të cilësuar votash. Kjo do jetë dhe prova e parë e funksionimit të marrëveshjes së arritur një ditë më parë mes PD-së dhe PS-së. Mazhoranca në këtë komision nuk ka pranuar një propozim të PS, sipas të cilës shqyrtimi i ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në parlament të kalojnë sipas një procedure të vetme. Njëri prej tyre ishte edhe pr/ligji për kodin rrugor. Kreu i këtij Komisioni, Ilir Rusmali deklaroi se ky projektligj për ndryshimin në kodin rrugor. Rusmali tha se ky projektligj i miratuar me votë unanime më herët. Deputeti i majtë, Fatmir Xhafa tha se shqyrtimi i kodeve, është i nxituar. Ai tha t’i mbledhim 3 ndryshimet e Kodit Rrugor në një. Deputeti socialist Fatmir Xhafa, kërkoi që për këto projektligje të ketë një relator nga të dyja palët. Por për kreun e komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli, kërkesa për relator nuk është proceduriale .“Të caktohet një relator seance por jo relator për projektin”,- është shprehur Rusmali, duke kërkuar më mirë shtyrjen për shqyrtimin e draftit se sa ndryshimin e procedurave. Ndërkaq Komisioni i Ligjeve, ka vendosur që shqyrtimi i Kodit Rrugor të vijojë të hënën.


Pakti PS-PD, Malaj: Jo kompromise individuale, por institucionale


Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Arben Malaj e cilësoi arritjen e një marrëveshje mes PD dhe PS për reformat, si një zhvillim pozitiv për vendin. Duke komentuar vendimin për komisionin e reformës zgjedhore, në një takim të zhvilluar me studentë në Tiranë, Malaj ka theksuar se për të pasur bashkëpunime të qëndrueshme, nuk duhen “kompromise individuale, por institucionale”. Deputeti i PS-së ka folur në bashkëbisedimin e zhvilluar me studentët dhe për situatën ekonomike në vend, reformat e munguar dhe strategjitë që duhet të ndjek mazhoranca për të shmangur efekte negative në ekonomi që vijnë nga situata në vendet fqinje. Pjesë e fjalës së deputetit Malaj ka qenë dhe buxheti i i vitit 2011 dhe mënyra e gabuar sesi mazhoranca e sheh zhvillimin e ekonomik të vendit.


Pakti/ Berisha: Opozita më së fundi, po i kthehet realitetit politik


Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Konferencën e Kryetarëve për nisjen e reformave të rëndësishme që kërkohen për rrugën integruese të vendit, atë zgjedhore, parlamentare dhe konsensusin për ligjet me shumicë të cilësuar. Deklarata është bërë gjatë takimit që Berisha zhvilloi me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Norvegjisë, Per-Kristian Foss, në kuadër të vizitës së tij në këtë vend. Pasi e falënderoi zotin Per-Kristian Foss për pritjen, Kryeministri theksoi se Parlamenti ka një rëndësi themelore në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe se vizita e tij kish si qëllim çuarjen më tej të marrëdhënieve bilaterale. Kryeministri i çmoi shumë të mira marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe shprehu falënderimet për mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Pas një bllokimi dyvjeçar të reformave kyçe, opozita më së fundi po i kthehej realitetit politik dhe shprehu shpresën se një kurs i tillë politik do të vazhdojë në interesin më të mirë të vendit. Ai siguroi bashkëbiseduesin se integrimi europian është projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij dhe se ky projekt bazohej vetëm në merita dhe reforma. Gjithashtu në takim u fol për mundësinë për investime dhe bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, ku përveç sektorit energjetik u tërhoq vëmendja tek turizmi dhe teknologjia e informacionit”, tha kreu i Qeverisë. Në përfundim të takimit, zoti Per-Kristian Foss e shoqëroi Kryeministrin në një vizitë në ambientet e Parlamentit dhe në sallën e seancave plenare të tij. Gjatë qëndrimit në Norvegji, kryeministri Berisha është pritur në një takim të veçantë nga Lartmadhëria e Tij Mbretërore, Princi i Kurorës Haakon Magnus. Gjatë audiencës, Kryeministri e informoi Princin e Kurorës mbi qëllimet e vizitës në Norvegji, duke vënë theksin te bashkëpunimi bilateral dhe kryesisht, në fushën e energjisë së rinovueshme. Kreu i qeverisë vuri në pah marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Ai theksoi se projekti i kaskadës së Devollit që po zbatohet nga kompania norvegjeze Statkraft, në bashkëpunim me kompaninë austriake EVN, është një tregues i qartë në këtë drejtim. Lartmadhëria e Tij, Princi i Kurorës Haakon Magnus, u shpreh mjaft i impresionuar nga progresi i bërë në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Ai vlerësoi lart projektet dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›