Pas 55 vitesh në skenën simfonike të Moskës vepër shqiptare
MOSKË- Mbas 55 vjetësh në skenën e Moskës ngjitet muzika simfonike shqiptare me premierën ruse të veprës ‘Oisosfonia’ te Aleksander Peçi .
Orkestra e famshme e Filharmonisë Ruse të Moskës nën baketën e dirizhorit të mirënjohur Sergei Tararin në sallën e unionit të kompozitorëve mbylli me sukses koncertin në Festivalin e 33 Ndërkombëtar Vjeshta e Moskës me veprën Oisosfonia të Aleksandër Peçi.
Kryetari i unionit të kompozitorëve të Rusisë, kompozitori Oleg Gallahov u shpreh:
“Sot në festivalin “Vjeshta e Moskës”u luajt premiera e kompozitorit shqiptar, i njohur në Evropë, Aleksandër Peci. Orkestra luajti me mjeshtëri veprën simfonike të shkruar me mjeshtëri nga ky kompozitor. Në këtë koncert salla ishte e mbushur plot . Publiku e priti me ovacione këtë krijim të mrekullueshëm simfonik. Kompozitori Aleksander Peci është i pari kompozitor shqiptar pjesmarrës në këtë festival”.
(el.me/BalkanWeb)