E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vetëvritet “shenjtorja” Eleonorë

Ajo që e konsideronte veten e “dërguar e Zotit” në botën njerëzore, Shenjtorja Eleonora Bregu, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në “Komunën e Parisit", në Tiranë. Mësohet se e vetëshpallura, Shenjtorja Eleonorë është vetëvrarë me armë zjarri.

Ndërkohë policia njofton se ka gjetur si prove materiale një letër të shkruar nga Eleonora drejtuar Zotit . Në letrën e të vetëshpallurës shenjtore thuhej: “Më mirë të vras veten se të le tokën e shenjtë”.

Nga hetimet paraprake mësohet se ndërtesa e misionit "Eleonora" vitet e fundit ka pasur probleme me pronësinë, dhe ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›