E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lançohet fushata për parandalimin e HIV/AIDS

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, kanë lancuar sot nisjen e fushatës sensibilizuese për parandalimin e HIV/AIDS në Shqipëri.

Gjatë prezantimit të kësaj fushate Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, theksoi se vendi ynë ka një shifër të ulët të të prekurve nga HIV/AIDS dhe se do vijojmë të mbetemi në këto parametra.

Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Zineb Touimi Benjelloun theksoi rëndësinë e kësaj fushate për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, veçanërisht HIV/AIDS.

Fushata do të zgjasë një vit dhe ka për qëllim të parandalojë përhapjen e HIV/AIDS. Ajo përqëndrohet në dy sjellje të rëndësishme, vonimi i marrëdhënies së parë seksuale, si dhe rritjen e përdorimit të prezervativit, si e vetmja mënyrë për të parandaluar jo vetëm shtatzanitë e padëshiruara, por dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshi HIV/AIDS.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›