E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shton sanksionet kundër regjimit sirian

Lajmi bëhet i ditur nga burime diplomatike nga Brukseli, të cilët sqaruan për “AFP”-në se ndërmjet 27 shteteve anëtare të bllokut evropian është arritur një akord në parim.

Sanksionet e reja do prekin aktivitetin e dy kompanive të mëdha dhe tre apo katër individëve, që janë burime kryesore financimi për regjimin aktual. Paketa e sanksioneve që pritet të miratohet në fillimjavë është e pesëmbëdhjeta kundër Damaskut.

Pavarësisht pranimit të planit të Ananit, në Siri vazhdon dhuna. OKB-ja thotë se nuk po respektohen kushtet e armëpushimit dhe se qeveria siriane nuk e ka tërhequr ushtrinë nga qendrat e banuara. Sipas Kombeve të Bashkuara, që prej fillimit të trazirave një vit më parë, në Siri kanë humbur jetën më shumë se 9 000 persona./Start/

                                                                                             2012-05-11 17:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›