Egjipt, kandidatët për president përballen në debat televiziv

Dy kandidatët, Amr Moussa dhe Aboul Fotouh, të cilët vlerësohen si kryesorët në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Egjipt këtë muaj, u ndoqën në debat nga miliona egjiptianë nëpërmjet valëve të dy televizioneve private më popullore në vend.
Amr Moussa ka qenë kreu i Ligës Arabe dhe është ndër politikanët më popullorë në vend teksa Aboul Fotouh është pjesë e lëvizjes së moderuar islamike, Vëllazëria Myslimane.
Raundi i parë i votimeve në Egjipt do të mbahet me 23 dhe 24 maj. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk marr shumicën absolute, atëherë do të zhvillohet një balotazh ndërmjet dy të parëve në muajin qershor.
Shpresohet se këto do të jenë zgjedhjet e para presidencial, të lira dhe të ndershme, në Egjipt. Shumë sondazhe tregojnë se Moussa dhe Aboul Fotouh kryesojnë garën.
Gara e fortë mes tyre bëri që edhe gjatë debatit ata të sulmonin njëri-tjetrin. Amr Moussa sulmoi kundërshtarin e tij duke thënë se ai kishte qenë drejtues i lëvizjes së fuqishme Vëllazëria Myslimane teksa Aboul Fotouh u kundërpërgjigj duke e quajtur Moussan mbeturinë të regjimit të kaluar./Start/F. P/
2012-05-11 15:38