BE shton trysninë ndaj Gbagbos

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 15:30
Bashkimi Evropian kërkoi edhe njëherë nga presidenti i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, i cili nuk pranohet nga bashkësia ndërkombëtare, që të largohet menjëherë nga pushteti. Fitorja e liderit të opozitës, Alassane Ouattara, në zgjedhjet presidenciale, nuk mund të vihet në dyshim, theksoi e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton. Disa vende të Bashkimit Evropian, në mesin e tyre edhe Gjermania dhe Franca, i rekomanduan ndërkohë qytetarëve të tyre që të largohen nga Bregu i Fildishtë. Në këtë vend mund të pritet përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes së sigurisë, sqaroi ministria e Jashtme në Berlin.