Koreja e Jugut ekspozon fuqinë
Ndërsa tendosjet mbesin të larta mes dy Koreve, Seuli ka nisur ushtrime ku po ekspozon fuqinë e tij ushtarake.
Zyrtarët thanë se stërvitjet në rajonin Pocheon, mes Seulit dhe zonës së de-militarizuar neutrale, do të përfshijnë qindra trupa, tanke, helikopterë dhe aeroplanët luftarakë.
Ushtrimet- të përshkruara si ndër më të mëdhatë të mbajtura nga Koreja Jugore- vijnë saktësisht një muaj pas granatimit të një ishulli jug-korean nga ana e Koresë së Veriut, gjatë të cilit sulm mbeten të vrarë katër persona.
Manovra është përshkruar si më e madhja ndonjëherë e mbajtur në dimër--në një largësi ajrore 30 kilometra nga kufiri me Korenë e Veriut.
Ajo pason një manovër të ngjashme me armë zjarri që u mbajt më herët gjatë kësaj jave në ishullin e Yeonpyongut, që u godit nga Koreja e Veriut në muajin nëntor.
Koreja e Veriut kishte kërcënuar se do të hakmerrej po qe se manovra do të zhvillohej, por më vonë thjesht e dënoi atë duke thënë se nuk ia vlente që të kundërpërgjigjej.
Ajo po ashtu e kritikoi këtë manovër të fundit.
Manovra i kujtoi edhe njëherë Koresë së Veriut se jugu është i përgatitur të mbrojë vendin nga provokime të tjera.