Njëherë emri, pastaj NATO dhe BE
Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 18:33
Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Drucas, ka ripërsëritur qëndrimin e Athinës zyrtare se zgjidhja e çështjes së emrit është parakusht për hyrjen e Shkupit në NATO dhe BE.
Sipas tij, pozita e Athinës mbetet ajo që ishte: një emër me përcaktim gjeografik për përdorim gjithëpërfshirës.
Drucas po ashtu bëri thirrje që të mos merren si fakte deklaratat që vijnë nga përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë dhe Turqisë.
"Pyetem se si është e mundur që deklaratat e tilla të konsiderohen më të besueshme se fjalët e qeverisë greke. Nuk ka nevojë për konfirmim ditor të pozitave greke", sqaroi ai.