E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Kryeprokurori pas kërcënimeve të Kadriovskit

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 17:50

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ta takuar të enjten prokuroren e përgjithshme të Shqipërisë, Ina Ramën, për të diskutuar padinë e ngritur ndaj të dënuarit për trafikim ndërkombëtar të drogës, Daut Kadriovski.

Rama ka shprehur shqetësimin për kërcënimet qe ardhura në adresë të tij dhe të deputetit socialist të Beratit, Erion Braçes.

Deputeti i PS, Erjon Braçe, të mërkurën kishte dorëzuari në Prokurori një padi ndaj nënshtetasit maqedonas, Daut Kadriovskit, meqë ky i fundit kishte kërcënuar atë dhe kryetarin e PS, Edi Rama.

Sipas deputetit Braçe, në adresë të tij dhe të Edi Ramës kishte ardhur një CD, në të cilën Kadriovski i akuzonte kryetarin e socialistëve dhe Erion Braçen si përdorues dhe trafikues të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›