E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Mitropolit grek fyen hebrenjtë

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 16:30

Mitropoliti i Pireut, Serafim, thotë se Hitleri nuk ishte gjë tjetër, veçse një instrument sionist për të bindur hebrenjtë që të lënë Evropën në këmbim të Izraelit dhe për të “krijuar perandorinë e re”, raporton Agjencia Telegrafike Hebrenje.
Një nga priftërinjtë kryesorë grekë tha se bota hebreje ishte për t’u fajësuar për problemet ekonomike të vendit të tij, raportoi kjo agjenci.
Gjatë një interviste në stacionin më të madh televiziv të Greqisë, “Mega TV”, Mitropoliti Serafin, theksoi se sionizmi ndërkombëtar u përpoq të shkatërronte vlerat familjare duke nxitur familjet me një prind dhe martesat mes homoseksualëve. Prifti theksoi gjithashtu se ekziston një konspiracion sionist për të robëruar Greqinë dhe krishterimin ortodoks.
Kur prezantuesi grek e pyeti Mitropolitin, “Pse nuk jeni dakord me politikën e Hitlerit? Nëse ata bëjnë gjithë këtë, nuk kishte të drejtë t’i digjte ata?”, ai u përgjigj, “Adolf Hitler ishte një instrument i botës sioniste dhe ishte financuar nga familja e njohur e Rothshildëve me qëllimin e vetëm që të bindë hebrenjtë për të lënë Evropën në këmbim të Izraelit dhe për të “krijuar perandorinë e re”.
Ai vijoi të thotë se hebrenj të tillë si “Rokfelerët, Rothshildët dhe Sorosi kontrollojnë sistemin ndërkombëtar të bankave, i cili kontrollon globalizimin.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›