E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli pret luftë të re në Gazë

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 16:00

Një zyrtar i lartë i ushtrisë izraelite theksoi se për sa kohë që Hamasi vazhdon të kontrollojë Rripin e Gazës, një tjetër luftë është thjeshtë “çështje kohe”.
Ai theksoi se grupi palestinez është riarmatosur kaq shumë që prej sulmit izraelit të dy viteve më parë dhe tani është në pozita më të forta ushtarake.
Gjatë javës së kaluar ka pasur shtim të hedhjes së raketave nga Gaza, pa pasoja në njerëz. Asnjë grup palestinez nuk ka marrë përsipër sulmet. Izraeli nuk mendon se pas këtyre sulmeve, të cilave iu kundërpërgjigj me sulme ajrore, të jetë Hamasi. Por, Izraeli ka theksuar se do të sulmojë objektet e Hamasit, edhe pse Hamasi mund të mos jetë përgjegjës.
Më herët, zyrtarë të mbrojtjes thanë se tanke me pajisje të specializuara do të vendosen në afërsi të Gazës.
OKB-ja bën me dije se gjatë këtij viti, të paktën 62 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite. Në anën tjetër, një punëtor izraelit ka humbur jetën nga sulmet e palestinezëve.
Teksa, nga sulmi 22 ditor i Izraelit në dhjetor të vitit 2008 në Gaza, humbën jetën rreth 1300 palestinezë dhe 13 izraelitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›