E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtyn dhënien e këstit të ndihmës për Greqinë

20-06-2011 / Gazeta 55

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë vendosur sot të shtyjnë planin e ndihmës prej 12 miliardë euro ndihmë Greqisë. Edhe pse, ministrat e BE-së pranuan se shteti grek ndodhet në prag të falimentimit si dhe të ardhurat janë të mjaftueshme vetëm për një muaj shpenzime pagash-pensionesh, fondi prej 12 miliardë euro do të miratohet në një kohë tjetër, deri në realizimin e planit të kursimit nga qeveria “Papandreu”. Nga ana e tij, kryeministri grek Jorgo Papandreu, bëri thirrje sot për një “marrëveshje kombëtare” mes partive politike dhe një votëbesim parlamentar për kapërcimin e krizës në një “moment vendimtar” për vendin.
“Kërkoj rinovimin e besimit tek qeveria, sepse vendi është në një pikë vendimtare”- u shpreh ai në hapjen e debatit në parlament për një votëbesim ndaj qeverisë së re greke, të emëruar të premten, në mënyrë që të arrijë të marrë dritën e gjelbër për të vazhduar me masat a drakoniane në ekonominë e vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›