BE, taksë të re mbi bankat evropiane

Bashkimi Evropian gati për të vënë një taksë të përbashkët mbi bankat
Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Michel Barnier njofton të mërkurën planet për një taksë mbi bankat në Bashkimin Evropian.
Propozimi mbështet nga kancelari britanik, George Osborne.
Kancelari i ri i Financave në Britani dhe komisioneri i BE-së janë duke u përpjekur t'i pëlqejnë njëri-tjetrit.
Zoti Banier njofton se ai beson që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian duhet të vendosin një taksë gati indentike të re mbi bankat.
Thesari pritet që të vërë në dukje që edhe George Osborne është në favor të një takse të tillë.
Në fakt koalicioni qeverisës në Britani ka thënë se mund të ketë dy taksa të reja mbi bankat; njëra mbi huatë dhe tjetra mbi fitimet.
Pikëpamja e zotit Osborne është që qeveria britanike të jetë e lirë për të bërë atë që do me të ardhurat nga taksat.