Shqipëri-Itali, rrjet nënujor fibre optike
26/05/2010 Ky bashkëpunim do të bëjë të mundur lidhjen e Shqipërisë me një mori shërbimesh
Kjo është linja e parë shqiptare nënujore dhe fillojë nga puna në 2011-ën
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e rrjetit nënujor të fibrës optike nëpërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Shoqëritë “UNIFI Communications” dhe “Interoute Communications”, njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje përmes së cilës Interoute do të mundësojë lidhjen tokësore në Itali për linjën e parë shqiptare nënujore me fibra optike, që pritet të nisë shërbimin në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 2011. Sipas marrëveshjes, Interoute është përgjegjëse për mundësimin e pajisjeve të nevojshme dhe mbështetjen në Itali për kabullin nënujor të UNIFI-t, që të dalë në tokë dhe të lidhet përgjatë Italisë me rrjete të gjera telekomunikacioni të vendosura në Milano dhe Frankfurt, Gjermani. Adrian Shatku, drejtori ekzekutiv i UNIFI-t, tha se ky shërbim do të bëjë të mundur lidhjen e Shqipërisë me një mori shërbimesh për transportin e të dhënave jo vetëm me Italinë, por me të gjithë Evropën. Ndërsa Gareth Williams, drejtor ekzekutiv i Interoute, tha se kapaciteti shtesë dhe elasticiteti i siguruar nga kjo linjë e re, do të mbështesë rritjen e bizneseve të reja dhe do shërbejë për të inkurajuar investimin në Shqipëri dhe vendet përreth. “Interoute ndihet krenare për përfshirjen në këtë hap dixhital domethënës për Shqipërinë dhe Evropën Lindore. Është një periudhë emocionuese për këtë rajon, me shumë tregje telekomunikacioni që po rriten me shpejtësi. Kapaciteti ekstra dhe elasticiteti i siguruar nga kjo linjë e re do të mbështesë rritjen e bizneseve të reja dhe do shërbejë për të inkurajuar investimin në Shqipëri dhe vendet përreth”, deklaroi Williams. Sipas planeve të UNIFI-t, faza e parë e projektit të Rrjetit Ballkan-Itali (BIN) synon të krijojë linjë të qëndrueshme optike në Tiranë. Hapi tjetër i menjëhershëm për UNIFI do përfshijë finalizimin e zgjedhjes së furnizuesit të kabullit nënujor dhe takimi me partnerë potencialë, të cilët mund të jenë të interesuar të modifikojnë konfigurimin për mundësimin e lidhjeve të segmenteve të tjera kabllore në të ardhmen me vende të tjera si Mali i zi, Greqia apo edhe vendet e Lindjes së Mesme, nëpërmjet detit Mesdhe. Gjithashtu, si pjesë e fazës së parë, UNIFI planifikon të krijojë NAP-in e parë shqiptar, i cili do të lehtësojë ndërlidhjen mes operatorëve të telekomunikacionit në vend dhe ISP-ve, duke u bërë kështu një qendër e madhe telekomunikacioni për rajonin e Ballkanit. Për t’iu adresuar nevojave të tregut rajonal UNIFI planifikon që në fazat e mëpasshme të BIN-it të përfshijë zhvillimin e mëtejshëm të lidhjes tokësore në vendet fqinje si Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi. Linja të tilla fibrash do të stimulojnë rritjen e ndërlidhjeve në tregje të tjera rajonale si Bullgaria dhe Turqia. “UNIFI Communications”, me seli në Nju Jork, SHBA është një agjenci ndërkombëtare telekomunikacioni, e specializuar në ofrimin e shërbimeve të shumëllojshme dhe zgjidhjeve në këtë fushë. Interoute është operatori më i sofistikuar dhe rrjeti i të dhënave zanore dhe lidhjeve më të dendura të Evropës, me një rrjet prej 55 mijë kilometra fibër.
“UNIFI Communications”
“UNIFI Communications”, me seli në Nju Jork, SHBA është një agjenci ndërkombëtare telekomunikacioni dhe lider në ofrimin e shërbimeve të shumëllojshme dhe zgjidhjeve në këtë fushë. Shërbimet e ofruara përfshijnë shërbime zanore, partneritete shërbimi telefonik me para-pagesë, zgjidhje për klientë sipërmarrës dhe shërbime të zhvillimit të infrastrukturës së rrjetit (satelitore, tokësore, nënujore, wireless etj).
Interoute
Kjo kompani është operatori më i sofistikuar dhe rrjeti i të dhënave zanore dhe lidhjeve më të dendura të Evropës, duke mbuluar 55 mijë kilometra fibër, 8 qendra të dhënash, 32 qendra të ndërtuara enkas për këto shërbime dhe një rrjet me 150 qendra partnere të dhënash në gjithë zonën e mbulimit në Evropë. Shërbimi i plotë i rrjetit të Interoute u shërben sipërmarrjeve ndërkombëtare nga sektorë të ndryshëm.