E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, te henen diskutim edhe per Kosoven

Kosova do jete nje mes ceshtjeve per te cilat do te diskutojne diten e hene ne Bruksel, ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian.

Ne dokumentin e diplomateve evropiane, vihet theksi ne progresin qe eshte bere gjate koheve te fundit nga shteti me i ri i Ballkanit.

“Ndonese ka pasur progres ne disa fusha, sic eshte miratimi i shume ligjeve, eshte me rendesi te fuqizohen institucionet e shtetit juridik, mbrojtja e minoritetit serb dhe e minoriteteve te tjera si dhe te forcohet beteja kunder korrupsionit e krimit te organizuar”, thuhet mes te tjerash ne kete dokument.

Ne takim do te theksohet gjithashtu edhe gadishmeria e BE-se per te ndihmuar Kosoven ne rrugen e veshtire te progresit ekonomik e politik.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›