Kroaci, manifestime kundër qeverisë
Qindra persona kanë manifestuar në qytetet kryesore të Kroacisë kundër politikës ekonomike dhe sociale të qeverisë, me thirrjen e një grupi të krijuar në internet dhe i njohur me emrin 'Shtrëngoni rripin tufë maskarenjsh'. Emri i grupit të krijuar në internet ironizon një frazë të kreut të qeverisë që ka paralajmëruar bashkëpatriotët se duhet te shtrënonin rripin në këto kohë krize globale. Në kryeqytetin e vendit Zagreb, qindra persona u mblodhen në sheshin qëndror. Folësit akuzuan qeverinë konservatore si të paaftë për të marrë masat e nevojshme për kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike globale që ka prekur edhe Kroacinë. Protestuesit antiqeveritarë i bënë thirrje kryeministrit të vendit Ivo Sanader të largohet, pas kërkësës së tij që kroatët të shkurtonin shpenzimet në kuadër të krizës globale financiare. Protesta u organizua nga rreth 60 mijë pjesëtarë të një grupi interneti në facce book. Njëri nga organizatorët e protestës, Jaksa Matovinovic tha se ky manifestim është organizuar pasi ata janë të bindur se korrupsioni në Kroaci është rritur. "Në Kroaci është rritur shumë korrupsioni nga politikanët, pavarësisht se ata nuk e pranojnë një gjë të tillë. Por shumë politikanë janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive", u shpreh ai. Matovinovic deklaroi se grupi i faccebook-ut iu krijon mundësinë njerëzve të shprehen për problemet e tyre pa u rrezikuar nga askush. Ndërkohë që zëdhënsi i qeverisë Zlatko Mehun theksoi se policia nuk do t'i trazonte grupin interaktiv të njerëzve që morën pjesë në protestë, deri sa ata të mos thyejnë ligjin.