E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, plan për infastrukturën

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka bërë publik pjesë të planit për rimëkëmbjen e ekonomisë. Obama ka premtuar në fjalimin e përjavshëm radiofonik të Partisë Demokratike se do të vërë në jetë planin më të rëndësishëm të investimeve në infrastrukturë që nga vitet '50. "Miliona vende pune do të krijohen nga investimet në infrastrukturën tonë kombëtare që nga koha e krijimit të rrjetit federal të autostradave në vitet '50. Plani parashikon që SHBA-të do të humbasin financimet nëse nuk do të veprohet shpejt për ndërtimin apo riparimin e rrugëve dhe urave. Do të vendosim një rregull të thjeshtë", tha Obama, ose do të veprojmë shpejt ose do të humbim. Objektivi i presidentit të ri është ai i krijimit të rreth 2.5 milionë vendeve të punës brenda vitit 2011, objektiv që është rimbështetur nga Obama një ditë pas publikimit të faktit se gjatë muajit nëntor në SHBA janë shkurtuar 533 mijë vende pune. Recensioni ka rritur normën e papunësisë në vend duke e cuar në 6.7 përqind dhe mund ta cojë deri në tetë, në fundin e vitit të ardhshëm. Obama gjithashtu ka premtuar lëvizje drejt kursimit të energjisë dhe sensibilizimit mjedisor. "Si fillim do të bëjmë një përpjekje për për t'i bërë më eficente ndërtesat publike nga ana energjitike. Qeveria jonë paguan taksën më të lartë energjitike në botë. Zëvendësimi i impianteve të vjetra të ngrohjes dhe instalimi i llambave me konsum të ulët nëpër ndërtesat federale do të conte në kursimin e miliarda dollarëve dhe kontribuesve do t'iu krijonte vende të reja pune", u shpreh Obama. Një tjetër temë që ai përmendi në fjalimin radiofonik ishte edhe mundësia e aksesit në internet, që Obama tha se duhet të shtrihet kudo, pasi sipas tij është e papranueshme që Shtetet e Bashkuara të jenë në vendin e 15-të në botë në shtrirjen e rrjetit informatik. Obama deklaroi se interneti duhet të hyjë në çdo shkollë në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›