E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, të hënën me reagim zyrtar për situatën politike në Shqipëri

Nderkaq, po te henen ndersa ne Tirane fillojne takimet e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, ne Bruksel do te kete nje deklarate mbi zhvillimet ne Shqiperi. Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe Politikat e Sigurise ne BE, Baronesha Ketrin Ashten do te mbledhe Keshillin e Puneve te Jashtme ku do te kete nje reagim zyrtar mbi negociatat qe Presidenti Topi po zhvillon me palet per zgjidhjen e krizes.

Dite me pare, gjate ndaleses se saj ne Prishtine Eshton deklaroi se “Shqiperia rrezikon integrimin ne BE nese nuk gjen nje zgjidhje te shpejte per krizen”. Te henen ne oren 09:00 Keshilli i Puneve te Jashtme ka ne axhende negociatat e Bashkimit Europian me Malin e Zi, diskutime per Haitin, Iranin, Ukrainen, Moldavine, Zimbabven dhe Kirgistanin, ndersa pritet dhe deklarata per Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›