Gjelic: Serbia në NATO e statusi i Kosovës, procese të ndara
BEOGRAD- Zevendes kryeministri i Serbise, Bozhidar Gjelic, thote se njohja e pavaresise se Kosoves, nuk eshte kusht per Serbine qe te anetaresohet ne NATO apo ne Bashkimin Europian.
“Njohja e Kosoves nuk eshte as kusht per anetaresim ne Bashkimin Europian, dhe as ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, është shprehur Gjelic, ndersa ka shtuar se integrimi europian i Serbise dhe zgjidhja e statusit te Kosoves jane dy procese te ndara nga njera-tjetra.
Sa i perket anetaresimit ne NATO, ai tha se kjo ceshtje do te duhet te shkonte ne referendum, por theksoi se anetaresimin i vendit ne kete aleance nuk eshte ne agjenden e Serbise. Zevendes kryeministri Serb tha gjithashtu se raporti i fundit i kryeprokurorit te gjykates se Hages, Bramertz do te jete pozitiv lidhur me bashkepunimin e Serbise me gjykatën. Kjo do t’i lejoje Serbise qe te ratifikoje MSA-ne me Bashkimin Europian deri ne muajin Qershor tha Gjelic.
(s.g/BalkanWeb)