Shkoder, mblidhet Shtabi i Emergjencave
SHKODER- Prefekti i qytetit verior Mexhit Cungu informon për mbledhjen e Shtabit të Emergjencave. Pritet që Shkodra të vizitohet edhe nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha, i cili informohet se do të mbajë dhe një konferencë për shtyp sot ne mesdite.
Në fillim të janarit qarku i Shkodrës, sidomos zona e nënShkodrës u përball me përmbytje të mëdha për shkak të reshjeve të shumta, fryrjes së lumejve, liqenit të Shkodrës si dhe shkarkimeve të mëdha të hidrocentraleve.
Prefekti Mexhti Cungu- i cituar nga NEWS24- ka thënë se situata është nën kontroll. Vihet re një rritje e lehtë e nivelit të ujit në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit si dhe në komunën Dajc, ku uji ende nuk është larguar tërësisht që nga përmbytjet e fillimit të janarit.
Sipas NEWS24, e cila citon prefektin e Shkodrës, një pjesë e rrugës që të con në fshatin Obot është bllokuar, po kështu dhe në një fshat të komunës Velipojë, ku uji vazhdon të mbetet që prej janarit, ka pasur një rritje të vogël të nivelit të ujit.
Prefekti ka thënë se janë marrë të gjitha masat për të dërguar rezerva ushqimore nëse është e nevojshme, ndërsa konfirmon se në zonat ku është rritur pak niveli i ujit nuk ka prezencë të ujit në shtëpitë e banimit.
(s.g/BalkanWeb)