E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakulteti Ekonomik propozon 180 kuota për doktoraturë

Projektvendimi i detajuar është dërguar në Këshillin e ministrave. Sipas propozimit, 160 kuota për shqiptarët brenda vendit, dhe 20 të tjera për të interesuarit nga trojet jashtë RSH-së. Vendimi pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe kjo kërkesë, sipas Universitetit të Tiranës, është propozimi i fundit për vitin akademik 2009-2010.

Pas disa problemeve dhe ndryshimeve që u propozuan nga rektorati i Universitetit të Tiranës, qeveria i mbështeti kërkesat e tyre. Ankesat e kandidatëve për doktoraturë janë bërë shkak për pastrimin dhe sistemimin e disa problemeve të hasura në procesin e përgatitjes së mëtejshme akademike dhe punës kërkimore.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit të qeverisë disa ndryshime për pranimet në shkollat e doktoraturës. Në vendim sqarohet se kandidatët që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND), ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND), dhe kanë botuar së paku tre artikuj shkencorë, në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejte t’i paraqesin dekanit të fakultetit.
Ata duhet t’i paraqesin rektorit të institucionit të arsimit të larë një kërkesë për mbrojtjen e doktoratës mbi bazën e artikujve shkencore të botuar.

Disa universitete private, politikën e rekrutimit dhe cilësisë së stafit e kanë prioritet. Duke u nisur nga kjo, por edhe nga kërkesat e depozituara pranë Universitetit të Tiranës, fakultetet duhet të mbështesin stafet pedagogjike për të kryer doktoraturën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›