E Shtunë, 31 Tetor 2026

76 mijë firma kundër gjykimit ndaj Albin Kurtit

Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, në konferencën e dytë për media, ka bërë të ditur se brenda nje jave kanë mbledhur 76.000 firma te qytetareve ne peticionin kundër procesit gjyqësor ndaj liderit te Vetvendosjes. Organizatorët e këshillit thanë të dielën se peticionin e kane nënshkruar qytetare te 25 komunave te Kosoves, ndersa firmat do te vijojne te mblidhen edhe ne fshtara ne ditet ne vijim. Ne kete peticion kërkohet qe te ndalohet procesi ndaj Albin Kurtit dhe të fillojnë hetimet e pavarura për ngjarjet e shkurtit.

“76.000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës nuk guxojnë të anashkalohen as nga EULEX-i, as nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë anëtarët e këshillit, te cilet do të kërkojë takim me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe EULEX-in në lidhje me procesin gjyqësor ndaj kreut të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Peticioni për përmbylljen e procesit kundër Kurtit ka nisur të hënën e kaluar në Kosovë dhe Shqipëri.

Më 15 shkurt 2010 Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX ka rifilluar gjyqin kundër Albin Kurtit nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Kurti akuzohet për organizimin e një turme që ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më 10 shkurt 2007. Atë ditë Lëvizja “Vetëvendosje!” ka mbajtur një demonstratë paqësore në Prishtinë, por ndaj së cilës është ndërhyrë dhunshëm nga policia e UNMIK-ut. Si pasojë dy protestues paqësorë u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën dhe lënduan.

As sot e kësaj dite policët rumunë nuk kanë dalë para drejtësisë, por pak kohë pas ngjarjes, ata janë kthyer në shtëpi. UNMIK-u mbajti Albin Kurtin në paraburgim për njëmbëdhjetë muaj dhe inicioi kundër tij një gjyq që është dënuar nga organizatat e të drejtave të njeriut në gjithë botën për shkeljet e tij të shumta. Gjyqi u pezullua në shkurt të 2008-së kur avokatët e Kosovës e mbështetën thirrjen e Albin Kurtit për të mos e mbrojtur dhe u distancuan nga ky procesi gjyqësor.

Padia kundër Albin Kurtit, nga shumë organizata vendore e ndërkombëtare u cilësua si politikisht absurde, dhe ligjërisht e pabazë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›