Josipovic: E kemi treguar qëndrimin tonë ndaj Kosovës
Ndërsa për marrëdhëniet me Serbinë ai tha se pikat e diskutueshme janë ato të kufirit si dhe problemet e lidhura me luftën e pasluftën.
Më tej, Josipovic e ka konsideruar irracionale mospjesëmarrjen e presidentit serb Boris Tadiç në ceremoninë e tij inauguruese, duke thënë se Kroacia nuk ndërhyn në raportet e Serbisë me Kosovës.
“Mendoj se edhe opinioni serb dhe politikanët serbë e kanë të qartë se unë përfaqësoj politikë paqësore, të bashkëpunimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Fatkeqësisht më duhet të konstatoj se arsyen e mospjesëmarrjes së Tadiçit në inaugurim, e konsideroj tërësisht irracionale. Sepse çështja e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës në tërësi është jashtë politikës kroate. Ne as nuk mundemi, e as nuk dëshirojmë të ndikojmë në raportet serbo-kosovare. Ne qëndrimin tonë ndaj Kosovës e kemi treguar me njohjen e pavarësisë së saj dhe nga kjo nuk zmbrapsemi”, theksoi presidenti kroat.