Topi nderon me urdhrin “Mjeshtër i Madh” Erkand Qerimaj
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot paradite kampionin e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Në këtë ceremoni dekorimi merrnin pjesë personalitete të shquara të fushës së sportit, artit e shkencës, trajnerë, peshëngritës, miq e familjarë.
Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit, Qerimajt iu dorëzua urdhri “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare e shpalljes kampion i Evropës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit”.
Kampioni i Evropës, Erkand Qerimaj falënderoi Presidentin e Republikës, për titullin, ndërsa premtoi se do mundohet në maksimum që të çojë flamurin shqiptar sa më lart përsëri.
Presidenti gjatë fjalës së tij, u shpreh se Qerimaj është bërë sot me të drejtë pjesë e krenarisë kombëtare.
“Unë e kam ndierë nga afër atë lloj emocioni që keni pasur dhe padyshim kur thashë që jeni bërë pjesë e krenarisë kombëtare, me ty sot janë të gjithë shqiptarët, kudo. Janë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë, sepse të jesh ‘Kampion i Evropës’ në këtë moshë, patjetër që është pjesë e kësaj krenarie. Dhe këtë dhuratë, ju ia bëni Shqipërisë, ia bëni shqiptarëve, pikërisht në vitin e 100-të të krijimit të shtetit shqiptar”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)