BEJRUT – Të paktën 15 të vrarë pas sulmeve izraelite

BEJRUT, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 15 persona u vranë në sulmet izraelite në një zonë në qendër të Bejrutit, tha sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.
“Sulmi në lagjen me popullsi të dendur, Basta shkaktoi gjithashtu 63 të plagosur”, shtoi ministria.
“Sulmi i sotëm ishte një paralajmërim paraprak nga ushtria izraelite – i cili shkaktoi viktima të mëdha në mesin e civilëve dhe shkatërrime masive”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).
Burimet libaneze të sigurisë raportuan se sulmi kishte për qëllim vrasjen e një zyrtari nga milicia pro-iraniane libaneze Hezbollah.
Shpërthime të fuqishme tronditën Bejrutin.
Dëshmitarët okularë raportuan se shpërthimet e dhunshme nga sulmi tronditën të gjithë qytetin. Pati dëme masive dhe shumë ndërtesa në lagje u shkatërruan, përveç objektit të shënjestruar. //a.i/