OJF-te kerkojne hapjen e qendrave ne rrethe
Shoqeria civile i kerkon Ministrise se Shendetesise te shtrije numrin e qendrave per trajtimin e droges ne qytetet e medha te vendit, pasi po vihet re nje rritje e numrit te perdoruesve. Ata kerkojne zbatimin e terapise me metadon, si e vetmja menyre per te hequr varesine nga droga, kryesisht heroina e kokaina. "Ne kemi kerkuar qe Aksion Plus te shtrihet edhe ne Vlore apo ne Korce per trajtimin e personave te droguar te cilet duhet te largohen nga ky ves. Por qe t'i ndihmosh ata duhet te trajtohen me metadon, gje qe eshte e pamundur. Meqenese ne kemi siguruar fondet, kemi personelin atehere i kemi kerkuar Ministrise se Shendetesise qe te beje te mundur zgjerimin e metadonit edhe ne rrethe" eshte shprehur Genci Mucollari, drejtues i Aksion Plus. Sipas tij, numri i personave te cilet kane nevoje per kete trajtim, eshte gjithnje e ne rritje pasi kerkojne te largohen nga keto vese. Pavaresisht se kerkesa e tyre ka qe ne muajin qershor qe eshte depozituar ne Komisionin parlamentar te Shendetesise ku eshte bere edhe nje seance degjimore, akoma nuk eshte marre nje vendim per hapjen e ketyre qendrave. Nga ana tjeter zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj ka theksuar se bazuar ne strategjine kombetare per drogat, po punohet jo vetem per trajtimin por me promocionin per eliminimin e shkakut qe i con te rinjte drejt droges. Te dhenat e raportuara nga shoqatat qe punojne me perdoruesit e drogave, shpesh here bien ne kundershtim me institucionet zyrtare te shendetesise. Sipas shifrave te OJF-ve, numri i perdoruesve te droges ka shkuar ne 50 mije, 10 mije prej tyre vetem ne Tirane, shifra qe nuk pranohen nga Ministria e Shendetesise.