E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas droges, arsenal armesh ne shtepine e "Drumba"

Gjirokaster- Futja ne kurth e "Drumba"-se gjate operacionit te koduar "Rreshkitja", ku u kap me 50 kg hashash Lazarati, se bashku me nje mikun e tij nga Permeti, ka zbuluar edhe arsenalin me armatim dhe tritol qe sarandjoti mbante ne shtepine e tij. Burime zyrtare te policise thane se pervec akuzes se "trafikimit te narkotikeve", Fatmir Jashari do te hetohet edhe per "mbajtje pa leje te armeve dhe municionit". Aksioni erdhi pas goditjes se befasishme ne udhetim e siper te Jasharit, ne aksin Gjirokaster-Qafa e Muzines, ku u kap se bashku me Izet Bocken. Gjate punes hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje, efektivet e policise kane sekuestruar edhe nje sasi te konsiderueshme armesh dhe municioni ne banesen e Fatmir Jasharit, kontroll i kryer ne bashkepunim me blute e Sarandes. Sipas burimeve zyrtare ne policine e Gjirokastres, ne vijim te operacionit "Rreshkitja", specialistet e sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar ushtruan nje kontroll ne banesen e te ndaluarit te njohur me pseudonimin "Drumba". Kontrolli zbuloi 3 arme zjarri automatike tip "Kallashnikov", 2 kilograme tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 cope ishin te montuara me fije teli. Gjithashtu policia zbuloi te fshehura ne banese edhe 50 metra fitil ndezes, 1500 fisheke automatiku, si dhe 6 krehra automatiku me fisheke. "Pas ketyre veprimeve nga ana e policise u perpiluan vendimi i ekspertimit teknik-balistik dhe kimik per lendet plasese, si dhe u be sekuestrimi ne cilesine e proves materiale", njoftoi policia e Gjirokastres.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›