E Diel, 1 Nëntor 2026

ISSH, raportet per KEMP, 30 % e tyre jepen pa kritere

Personat invalide qe kane derdhur ose paguajne sigurimet shoqerore, per te perfituar pension invaliditeti duhet te marrin raportin mjekesor te leshuar nga mjeket specialiste prane komisioneve perkatese. Sipas drejtorit te Drejtorise per Perfitimet Shoqerore ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, Agron Ahmetaj, rreth 30 per qind e raporteve mjekesore per KEMP refuzohen prej komisioneve te ngritura ne deget e sigurimeve shoqerore. "Mjeket e poliklinikave te specialiteteve japin pa kriter raporte mjekesore te cilet e cilesojne nje person te paafte, ne menyre qe ky i fundit te perfitoje pagesen e KEMP-it. Per kete arsye ne i kemi ripare te gjitha kerkesat per marrjen e kesaj pagese" eshte shprehur Agron Ahmetaj, drejtor i Drejtorise per Perfitimet Shoqerore ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore. Pas rishikimit, cdo vit ne komisionin prane sigurimeve shoqerore, 700 deri ne 800 persona dalin nga skema pasi rifitojne aftesine e humbur. Sipas te dhenave rreth 46 mije persona ne vendin tone perfitojne pension invaliditeti prej Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe ketu nuk futen individet e pasiguruar dhe pse mund te semuren ose aksidentohen ne pune. Sipas drejtorit te Drejtorise per Perfitimet Shoqerore ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, Agron Ahmetaj, kjo eshte kompetence e Sherbimit Social Shteteror. Nga ana tjeter zv/ministrja e Punes, Marjeta Zace pak muaj me pare deklaroi se do te rishikohen te gjitha pagesat e KEMP-it pasi me to eshte abuzuar. Nga ana tjeter Ministria e Punes, ka marre vendimin per ndryshimin e mases se pageses se KEMP-it. Kjo do te thote se te paaftet per pune qe perfitojne pagese KEMPI do te paguhen me paga, te ndryshme dhe kjo ne baze te shkalles se paaftesise qe paraqesin.

Perfitimi

Ky pension invaliditeti, jepet per semundje te pergjithshme por edhe per aksidente ne pune si dhe per semundje, te cilet jane marre nga puna qe ka kryer nje person. Ajo cka eshte e rendesishme eshte plotesimi i dokumenteve te percaktuara si dhe nje miratim qe duhet marre nga Komisioni i KEMPI-t, i cili jep "OK" per personat te cilet duhet ta marrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›