BERLIN – Ministrja e Brendshme gjermane në Bosnjë-Hercegovinë për bisedime për migrimin e parregullt

BERLIN, 11 qershor /ATSH-DPA/- Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser udhëtoi sot në Sarajevë për një vizitë pune të paparalajmëruar në një përpjekje për të frenuar migrimin e parregullt nëpërmjet Bosnjë-Hercegovinës drejt Bashkimit Evropian.
Kohët e fundit është rritur numri i hyrjeve të paautorizuara përmes shtetit ballkanik.
Burimet qeveritare në Berlin thanë se është regjistruar një numër në rritje i njerëzve që udhëtojnë drejt Gjermanisë nëpërmjet Sarajevës që kur Serbia ka forcuar kontrollet në aeroportet e saj.
Në vitin 2023, 35 000 shtetas të huaj -pjesa më e madhe turq- hynë në Bosnjë-Hercegovinë sesa u larguan zyrtarisht, përveç rreth 14,000 shtetasve rusë dhe 6,800 shtetas kinezë.
Delegacioni që udhëton me Faeser përfshin kreun e Policisë Federale Dieter Romann.
Ministrja e Brendshme gjermane ka planifikur takime me policinë kufitare dhe autoritetet qendrore të emigracionit.
Bosnjë-Hercegovina është një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe Gjermania është e prirur të ndihmojë forcimin e strukturave të saj policore bazuar në ligjin e së drejtës. //a.i/