Prurjet nga remitancat, 532 milionë euro në 6-mujorin e parë 2025

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Në 6-mujorin e parë të vitit 2025, të ardhurat nga emigrantët (remitancat) shënuan vlerën 532 milionë euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues u rrit me 4,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Remitancat përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes bankave, ashtu edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare.
Italia dhe Greqia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje.
Më pas vijnë Anglia dhe Gjermania.
e.xh/ /a.g/