E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH, 10 milionë euro BKT-së

BERZH jep mbështetjen e vet për ekonominë reale të Shqipërisë nëpërmjet një bashkëfinancimi prej 10 milion euro Bankën Kombëtare Tregtare (BKT). Ky financim do ta ndihmoje BKT për të plotësuar nevojat në rritje të kompanive shqiptare për hua më të mëdha dhe afate maturimi me të gjata. Kjo iniciativë synon të stimulojë aktivitetin e tregut duke përdorur procedura të thjeshtuara për të mobilizuar më shumë investime për kompani private të suksesshme dhe duke nxitur reformën ekonomike, duke respektuar në të njëjtën kohë parimet e financimit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Fondi prej 10 milionë euro të BKT do t‘i mundësojë kësaj banke të financojë së bashku me BERZH klientët e vet me kredi më të mëdha, duke ndarë me të çdo risk që lidhet me këtë kreditim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›