Spitali i Shkodrës mbetet "pa punë", s‘funksionojnë skanerat
Në spitalin e Shkodrës, që nga dita e krijimit të tij e deri më sot, nuk ka pasur asnjëherë skaner. Dy vjet më parë, "Fiks Fare" shkoi në spitalin e këtij qyteti për t‘u interesuar për problemin e skanerit. Ish-drejtori i atëhershëm i spitalit, Gëzim Galiqi, dy vjet e gjysmë më parë, kur e pyesnim sesi e zgjidhnin problemin e pacientëve që kishin nevojë për skaner, na tregoi disa rrugë: qendrën spitalore "Nënë Tereza", spitalin pneumologjik në Tiranë, gjithashtu edhe klinikën private. "Fiks Fare" ka filmuar disa herë makinat ambulancë të spitalit të Shkodrës që shoqëronin pacientët në klinikën private që ndodhet përballë spitalit shtetëror në Shkodër. Ish-drejtori i spitalit, Galiqi, shpjegoi se kjo ndodhte për shkak të urgjencave që paraqiteshin te mjekët.
Edhe sot, situata është e njëjtë. Kur pyetëm drejtorin aktual të spitalit të Shkodrës, Namik Kamberi, se a kishte spitali i Shkodrës një aparaturë skaneri, qeshi dhe u përgjigj: "Në spitalin tonë nuk ka skaner që kur është ndërtuar spitali".
Dhoma e skanerit në këtë spital është kthyer në një magazinë për pjesë këmbimi të aparaturave të ndryshme spitalore. Por këtij spitali nuk i mungon vetëm skaneri. Që prej tetë muajsh, nuk funksionon as aparatura që kryente grafitë, as ajo e radioskopisë dhe as aparatura e mamografisë. Pra, për çdo problem, pacientët e Shkodrës dhe zonës përreth duhet të drejtohen në Tiranë, ose të paguajnë në klinikën private.
Kur shkuam si pacientë në spitalin e Shkodrës për të kryer një ekzaminim me skaner, menjëherë na drejtuan në një klinikë private që ndodhej përballë derës së spitalit shtetëror. Atje një ekzaminim kushtonte nga 20000-25000 lekë.
Nga vetë punonjëset e klinikës private mësuam se ajo ishte degë e një klinike që e ka qendrën në Tiranë, pronar i së cilës është mjeku i njohur, Mentor Petrela.
Të gjitha përgjigjet e ekzaminimeve vijnë të firmosura nga një grup mjekësh që punojnë me doktor Petrelën, përgjigjet punonjësja e klinikës private.
Te spitali shtetëror në Shkodër
Fiksi - Për të bërë një skaner.
Punonjës - Skaneri bëhet tek spitali civil që ka qenë, e cila është bërë godinë universiteti, përballë asaj.
Fiksi - Përballë spitalit civil?
Punonjësi - Po.
Fiksi - Është privat?
Punonjësi - Po, privat.
Fiksi 1 S‘ka për të bërë skaner në spital?
Punonjësi - S‘ka këtu. Jo, jo, jo. Vetëm atje bëhet.
Fiksi 1 Ndoshta kushton, sa kushton di gjë?
Punonjësi - 200 mijë lekë (të vjetra).
Fiksi 1 - Keni pasur para një muaji skaner?
Punonjësi - Edhe më përpara, gjithmonë vetëm aty është bërë
Në klinikën private
Fiksi - Isha te spitali për të bërë skanerin dhe te spitali më thanë që nuk bëhet. Këtu bëhet skaner?
Sekretaria - Po.
Fiksi - Sa shkon?
Sekretaria - Shiko, këto janë çmimet d.m.th. Skaneri i kokës vetëm është 140 (mijë lekë), ndërsa i barkut shkon 250 (mijë lekë). Me kontrast, se do të bëhet me një gjilpërë. Fillon me 200 dhe shkon deri në 250 (mijë lekë). Përgjigjja pastaj vjen nga Tirana, nga doktorë, nga andej. Flasim me Tiranën vazhdimisht sepse çdo gjë, si të thonë ata.
Fiksi - Aha janë mjekët në Tiranë, nga Tirana?
Sekretaria - Po, po është e doktor Mentorit, Mentor Petrelës kjo qendër.
Fiksi - Skanerin do ma bëjnë doktorë shkodranë?
Sekretaria - Nuk është doktor, është radiolog. Radiologu është thjeshtë për të bërë skanerin. Pastaj skanerin e lexojnë në Tiranë, e lexojnë doktorët atje edhe kthejnë përgjigje me faks d.m.th që vjen këtu.
Fiksi - Për sa mund ta marr përgjigjen?
Sekretaria - Deri në 5.
Fiksi - Sot mund ta marr.
Sekretaria - Po sot, para orës 5 vijnë të gjitha përgjigjet.
Fiksi 2 - Përgjigjet i jep vetë doktor Mentori?
Sekretaria - Janë doktor Ben Rroi, Gjergji Vretoja... konsultë atje. Po doktor Gjergji Vreto, që është doktori më i madh atje, sjell përgjigjen këtu.
Fiksi - D.m.th po të bëj 2 skanerë unë, edhe të barkut edhe të kokës, më shkojnë 250+140 rreth 400 mijë lekë. A janë doktorët e mirë?
Sekretaria - Po normal, janë më të mirët në Shqipëri. Tre vetë janë që e lexojnë skanerin në Shqipëri dhe punojnë te ky skaner i doktor Mentorit.
Fiksi 2 - Po këto që të 4-ta janë të Mentorit? Në 4 rrethe i ka ai, në 4 qytete i ka (klinikat private të skanerit).
Fiksi 1 - Aha paska edhe në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Fiksi 2 - Katër qytete.
Sekretaria - Kjo d.m.th thjeshtë është shkurtuar si rrugë dhe qendra është në Tiranë.