"Çekët e OSSH, pasiguri nga e ardhmja"
Nuk ka ngecje të negociatave dhe as dështim, por vetëm shtyrje të afateve për shkak të bisedimeve intensive, për të gjetur zgjidhjen e duhur. Në plan të parë është rënë dakord për shumë çështje, por ajo që mundon kompaninë çeke CEZ është pasiguria në të ardhmen rreth rolit që do të luajë shteti me anë të Entit Rregullator. Artan Hoxha, për më shumë se dy vjet kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare-KESH, ka komentuar për "Shqip" procesin e negocimit me çekët për privativin e OSSH-së. Javën e shkuar ministri Ruli pranoi ngërçin e krijuar me investitorin e huaj, duke lënë përshtypjen se bisedimet nuk do të përfundonin kurrë, edhe pse qeveria kishte vendosur afat dhjetorin 2008. "E vetmja e panjohur për palët në negociata është e ardhmja, jo e sotmja. Pra si do të sillen qeveritë në të ardhme dhe cili do të jetë principi i ERE-s. Me pak fjalë, çdo negociatë rrotullohet nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili varet direkt nga Parlamenti", shprehet Hoxha.
CEZ, investimin e bërë do ta shlyejë brenda 1-2 dekadave dhe kërkon që rregullimi i tregut në këtë periudhë kaq të gjatë të bazohet mbi principe tregu të drejta. Në këtë pikë, palët nuk po bien dakord rreth niveleve të çmimit që do të aplikohen, të cilat aktualisht po i ofrohen konsumatorit nën kosto. "Konsumatorit i është bërë e ditur se do të ketë rrije të çmimit, por çështja është sesa do të jetë kjo normë", sqaron kreu i Mbikëqyrjes në KESH. Hoxha, njëherësh edhe ekspert për ekonominë, thotë se nuk mjafton kontrata dhe roli që kanë palët në të, por nevojitet një ligj për funksionin e ERE-s. Pavarësisht kësaj, Hoxha shprehet se nuk ka rëndësi afati i përfundimit të negociatave, që gjithsesi do të dalin me sukses. "Jam optimist edhe për faktin se në lojë ka hyrë edhe Banka Botërore, e cila do të ketë rolin e garantit, në mënyrë që kompania çeke të zhvillojë aktivitetin e saj normalisht", sqaron Hoxha.
Një tjetër pikë e diskutimit mes palëve është edhe ajo e borxheve që ka OSSH. Mësohet se vlera e tyre vërtitet rreth 140 milionë euro. Javën që shkoi, qeveria i dha KESH-it një fond prej rreth 30 milionë dollarësh, me kushtin që të përmirësojë furnizimin me energji elektrike. Në rolin e kreut të Këshillit Mbikëqyrës në KESH, Artan Hoxha thotë se fondi i akorduar nga qeveria do të përdoret plotësisht për rritje të importit, kryesisht në muajt e parë të vitit.