BERZH, 22.6 milionë euro për aeroportin
• Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të zgjerohet sërish.
BERZH ka dhënë dje një hua prej 22.6 milionë euro për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Projekti përfshin zgjerimin e terminalit të ri të pasagjereve, ndërtimin e ndërtesave shtesë të aeroportit dhe investime në pajisjet dhe sistemet për mirëmbajtjen e terrenit.
Në vazhdim të financimit nga BERZH, TIA do të marrë hua paralele prej 24.3 milionë euro nga DEG-Deutsche Investitions-und Entwicklungsgesellschaft mbH, Alpha Bank dhe American Bank of Albania. TIA vepron mbi bazën e një koncesioni 20-vjeçar të siguruar nëpërmjet një tenderi konkurrues në vitin 2004. Huaja fillestare e bankës prej 21 milionë euro e siguruar në 2005, i dha mundësinë punimeve për modernizimet kryesore në aeroport. Pjesa e parë e modernizimit përfundoi në mënyrë të suksesshme në mars 2007 me hapjen e terminalit të ri dhe aeroporti që atëherë ka tërhequr linja të reja dhe të rëndësishme fluturimi. Faza e dytë e modernizimit të aeroportit, e cila ndikoi në rritjen e madhe të numrit të pasagjereve dhe vëllimit të ngarkesave, pritet të plotësohet deri në 2009. Sue Barret, Drejtoresha e Transportit të BERZH-it, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. “Kushtet e huas së re japin një mesazh të qartë dhe pozitiv mbi gjendjen e zhvillimit të mjedisit tregtar, politik dhe ligjor për PPP-të në Shqipëri. Struktura e tij inovative e bëjnë atë një rast për investimin e sektorit privat në veprimtaritë e nivelit mesatar në rajon. Ky është një model që mund të përsëritet kudo në Evropën Jug-lindore, u shpreh Barret. Ndërkohë, drejtoresha ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken, thotë se kjo marrëveshje huaje ka rëndësi të madhe për kompaninë e aeroportit. “Po aq i rëndësishëm është fakti që ky projekt tregon për aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr financime për investime të rëndësishme në infrastrukturë. Suksesi i kësaj huaje të re është një rezultat i një partneriteti të mirë, angazhim të madh ndërmjet palëve të përfshira” tha Gebbeken. Sipas të dhënave zyrtare, BERZH është institucioni më i madh investues në Shqipëri, ku ka investuar 372 milionë euro në 40 projekte në Shqipëri, të renditura në një numër të rëndësishëm sektorësh, ku përfshihen infrastruktura kombëtare, sektori financiar dhe sektori privat i korporatave.