Urdhri, del nga qarkullimi 100 dhe 200 lekëshi
• Kartëmonedhat e prerjes 100 dhe 200 lekëshe, brenda vitit 2008 do të dalin nga qarkullimi.
Fabiola Çela
Këto kartëmonedha do të zëvendësohen me monedha metalike. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prerje kartëmonedhash janë tepër të vjetruara. Pikërisht amortizimi është bërë shkak që Banka e Shqipërisë të vendosë largimin e këtyre kartëmonedhave nga qarkullimi. Kjo, pasi një ndër rolet kryesore të bankës qendrore është edhe freskimi i parasë. Tërheqja nga qarkullimi i këtyre kartëmonedhave do të kryhet në dy faza.
Fazat
Kartëmonedhat 100 lekëshe që kanë imazhin e “Luftëtarit kombëtar” dhe atë të “Fan. S. Nolit” do të dalin nga qarkullimi. Një tjetër kartëmonedhë që nuk do të përdoret më vitin e ardhshëm është edhe ajo me prerje 200 lekëshe, e cila mban imazhin e Ismal Qemalit.
Tërheqja nga qarkullimi do të vazhdojë deri më 31.12.2010 dhe do të bëhet në dy faza. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë fazës së parë do të kryhet heqja e kursit ligjor. Pra, e thënë më thjesht, këto kartëmonedha do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më datë 31.12.2008. Pas kësaj date ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese. Faza e dytë ka të bëjë me mbledhjen e kartëmonedhave. Kjo fazë është parashikuar të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2010. Sipas BSH-së, këto kartëmonedha do të mblidhen për këmbim kundrejt pagesës së vlerës fillestare të emetimit me kartëmonedha dhe monedha të tjera të qarkullimit, deri në datën 31.12.2010. Dorëzimi dhe këmbimi i tyre me kartëmonedha e monedha metalike me kurs ligjor do të bëhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë. Gjatë këtij harku kohor bankat e nivelit të dytë duhet të pranojnë nga të gjithë personat fizikë e juridikë me këmbim prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare me monedha kombëtare të qarkullimit. Për tregun shqiptar, 5 mijë lekëshi është prerja më e madhe e parasë. Pas kësaj vjen kartëmonedha 1 mijë lekëshe. Por brenda këtij viti do të hidhet në treg një prerje e re kartëmonedhash. Në fakt ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, pasi do të kenë më shumë alternativa për të zgjedhur se cilën prerje të përdorin për të kryer pagesat e tyre. Në fakt kjo është karakteristike e vendeve që janë në zhvillim, pasi sa më shumë të rritet ekonomia e një vendi, aq më shumë rritet edhe nevoja për të përdorur prerje të mëdha parash për pagesat e tyre.
2 mijë lekëshi
Banka e Shqipërisë ka planifikuar të hedhë një kartëmonedhë të re në treg. Bëhet fjalë për prerjen më të re, pra për 2 mijë lekëshin. Kjo prerje e re pritet të hidhet në treg brenda këtij viti. Në fakt, kjo kartëmonedhë e re ishte planifikuar që të hidhej në treg që vitin e kaluar.
Falsifikimi
Jo pak herë individë të ndryshëm kanë tentuar të falsifikojnë monedhat vendase dhe kryesisht ato me prerja të mëdha. Për të evituar falsifikimet, Banka e Shqipërisë kartëmonedhat me prerja të mëdha i prodhon jashtë kufijve të Shqipërisë, kryesisht në vendet e Perëndimit.